AKU vendos gjoba në 12 subjekte në Vlorë

0

Rreth 12 subjekte jane gjobitur dhe një fast food është mbylluar nga AKU në Vlorë.

Vlera e gjobave të vendosur nga institucioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit arrin në 940 mijë lekë.

Sipas drejtorit te AKU, Lorenc Rexho jane kryer 445 inspektime në të gjithë operatoreët që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës bregdetare.

Subjektet të cilat i janë nënshtruar këtij kontrolli kryesisht jane restorante, fast food dhe supermarkete te cilet kane patur dhe fluksin me te madh.

AKU ka konstatuar mangësi në zbatim të kërkesave për mbrotjen dhe kontrollin ndaj dëmtuesve , kontrollin në lidhje me ujin etj.

“Për të gjitha subjektet që tregtojnë fastfoode, byrektore, dihet që nxënësit konsumojnë pica, sanduice, e për të patur siguri më të madhe ushqimore ne kemi marrë këtë  aksion që do të vijojë deri në fund të vitit shkollor” u shpreh Lorenc Rexho drejtori i AKU.

Gjithashtu janë paralajmëruar edhe 165 subjekte të cilat kanë pasur mangësi. Ndërsa sa i përket çështjes së tregjeve të hapura, Rexho është shprehur se do të ketë kontrolle të vazhdueshme.

“Në këtë aksion, gjatë sezonit turistik është bërë një plan masash që nis nga data 1  qershor deri në 30 gusht. Janë marrë masa administrative  paralajmëruese  në 165 raste janë bërë rinispektime në disa subjekte ku janë vënë re mangësi të dukshme, rreth 78 të tilla, dhe gjobë në 14 subjekte” shtoi Rexho

Nisma për kontrollet e subjekteve që prodhojnë dhe shesin produkte ushqimore do të vazhdojë intënsivisht në të gjithë qarqet e vendit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.