Aksion policor në të gjithë Europën për goditjen e grupeve të trafikimit të emigrantëve

0

Një aksion policor i cili është shtrirë në të gjithë Europën, ka çuar në arrestimin e 25 personave për trafikim të emigrantëve.

Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar 11 persona gjatë natës në Londër, Birmingham dhe Gateshead, të cilët akuzohen se ishin pjesë e grupit kriminal i cili trafikonte njerëz drejtë Anglisë nëpërmjet automjeteve të cilët ishin modifikuar për të krijuar një ndarje sekret, ku njerëzit qëndronin.

Gjithashtu edhe në  Belgjikë dhe Bullgari janë arrestuar 15 persona si pjesë e grupit të trafikantëve.

Sipas asaj që shkuran BBC, më shumë se 200 efektivë policie morë pjesë në këtë operacion, ndërsa pjesa më e madhe e emigrantëve që trafikoheshin drejt Anglisë ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Vietnami.

Grupi përdorte fugon dhe kamion të përshtatur për kaluar nga Europa në Britani.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.