Aksidentohen tre makina në aksin Vlorë – Fier

0

Në një aksident në aksin Vlorë- Fier, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetër, ka qenë shkaktar edhe për një aksident të tretë, ku drejtuesi i një mjeti “Benz” për shkak të bllokimit të rrugës dhe errësirës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Policia e Vlorës bën me dije se gjatë ditës së djeshme një automjet tip “Audi” me drejtues 22- vjeçarin K.D, është përplasur me një automjet tip “Hyndai”, i cili drejtohej nga 34- vjeçari Q.M.

Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarsën edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues shtetasin D.L., 24 vjeç.

Nga përplasja e këtyre tre mjeteve bëhet e ditur se janë lënduar pesë persona, tre drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerët Sh.L. e E.M., të dy  29 vjeç.

Pesë të lënduarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në autostradën Vlorë-Fier në aksin rrugor të Panajasë, janë përplasur 3 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se mjeti tip ”Audi” me drejtues shtetasin K.D., 22 vjeç, gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ”Hyndai” me drejtues shtetasin Q.M., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarsen edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues shtetasin D.L., 24 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe 2 shtetasit pasagjer, Sh.L., 29 vjeçe ; E.M., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip ”Audi”, shtetasin :

Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.