Ahmeti kërkon që shqipja të përdoret në Maqedoni edhe në komunikimet ndërkombëtare

0

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret në Maqedoni edhe në komunikimet ndërkombëtare dhe të mos diskriminohet në raport me gjuhën maqedonase.

Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në komunikim ndërkombëtar?

Pse gjuha shqipe të jetë e ndaluar jashtë kufijve të Maqedonisë? Këto janë pyetjet të cilat mund të hapen dhe të diskutohet për ta” deklaroi ai.

Por për kërkesën e Ahmetit janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, sepse sipas Kushtetutës së Maqedonisë, gjuhë e vetme që mund të përdoret në komunikim ndërkombëtar është ajo maqedonase.

Pak javë më parë qeveria maqedonase miratoi projektligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa priten debate në momentin që do të kalojë në Kuvend, pasi opozita e kundërshton.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.