Afrim Qendro emërohet drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar

0

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka emëruar në postin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendron.

Afrim Qendro mbante postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Qendro është komanduar në këtë post, një ditë pas largimit të Dashamir Xhikës, i cili u largua pas 4 viteve në këtë detyrë.

Dashamir Xhika dha dorëheqjen nga posti, pasi vinte nga radhët e LSI, e cila tashmë ka dalë në opozitë, pasi humbi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Share.

About Author

Leave A Reply