Kabul : Sulm me raketa në Parlamentin e Afganistanit

0

Kompleksi i Parlamentit të Afganistanit, mëngjesin e sotëm është qëlluar me raketa nga militantët talebanë. Sulmi me raketa ka ndodhur ndërkohë që pritej fjalimi i një zyrtari të inteligjencës dhe i ministrit të brendshëm.

Nga ky sulm, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë talebanët, nuk është raportuar për viktima.

“Tri raketa janë hedhur në parlament, por ato nuk e kanë goditur ndërtesën kryesore”, tha Safiullah Muslim, anëtar i parlamentit, dhe ka shtuar se “kjo ndodhi derisa mbahej seanca”.

Edhe më përoara ka pasur sulme të tilla kundër ndërtesave të qeverisë dhe hapësirave diplomatike në kryeqytetin Kabul.

Por, gjatë muajve të fundit është shënuar rënie e sulmeve vdekjeprurëse në këtë qytet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.