Adoleshentja suedeze i shpëton IS, tregon jetën e vështirë

0

Vetëm 16 vjeç, adoleshenjta suedeze rrëfen eksperiencën e dhimbshme me Shtetin Ilamik në intervistën e parë që pas shpëtimit nga forcat kurde në Trak.

Jeta në të ashtuquajturin Kalifat ishte e shumë e vështirë u shpreh ajo, duke shtuar se përfundimi atje ishte pasojë e një mashtrimi.

Gjithçka nisi kur takoi të dashurin e saj në 2014 pasi braktisi shkollën në Suedi.

“Fillimisht ishim shumë mirë bashkë. Pastaj filluam të shohim disa video të ISIS dhe nisëm të flasim rreth tyre, rreth vështirësive ku jetojnë mijëra njerëz. Unë nuk dija asgjë rreth islamit apo ISIS ose dija pak gjëra, por se dija çfarë ata ishin në gjendje të bënin. Dhe në një moment ai më thotë, unë dua të shkojmë të bashkohemi me ta dhe unë si e dashuruar që isha, i thashë ok, pa problem. Por nuk e dija çfarë nënkuptonte ISIS dhe torturat që ata bënin”.

Çifti u nis nga Suedia në fund të majit 2015 dhe e bëri rrugën e tyre nëpër Evropë me autobus dhe tren deri në provincën turke Gaziantep, nga ku ata kaluan në Siri.

“Në Suedi ne kishim gjithcka dhe kur shkuam atje, nuk kisha asgjë. As ujë, as energji elektrike, as para. Ishte një jetë shumë e vështirë. Kur më ra në dorë një telefon, arrita të kontaktoj me nënën time dhe i thashë eja më merr se dua të vi në shtëpi”.

Adoleshentja e cila u shpëtua më 17 shkurt, është aktualisht në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe do t’i dorëzohet autoriteteve suedeze. Sipas autoriteteve zeyrtare, qindra gra nga perëndimi i janë bashkuar forcave të ISIS, që nga korriku i vitit 2014.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.