Adele ndalon koncertin për ti kërkuar llogari punonjësit të sigurisë

0

Këngëtarja amerikane, Adele ka ndaluar koncertin e saj në Australi për ti ulëritur punonjësit të sigurisë, që po i  kërkonte publikut të ulej.

“Më falni zotëri? Unë e di që ju punoni këtu por a mund të ndaloni së thëni njerëzve që të ulen? Ky është një spektakël muzikor. Nëse njerëzit nuk mund të shohin, atëherë do të ngrihen. Nëse i thua që të mos kërcejnë, për cfarë dreqin kanë ardhur në koncert?”– ka thënë ylli i hitit ‘Hello’ duke iu betuar se do të ketë telashe nëse do ta përsërisë një gjë të tillë.

Në koncertin e saj stadiumin ‘Etihad’ në Melbourne morën pjesë 77 mijë njerëz.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.