Abonetë: kthehen paratë për çdo ditë greve

0

Është hera e parë që ndodh. Të paktën unë që qarkulloj gjatë gjithë vitit nëpër Athinë me abone, parapagim të transportit qytetës, nuk e e kam përjetuar tash 20 vjet. Për çdo ditë greve do të kthehet vlera e parave për të gjithë qytetarët abonentë…
Nuk kam përjetuar edhe një muaj me kaq shumë ditë greve në transportin me tren, metro, tram, trole, autobus…
Ndodhi ajo që me siguri përbën rekord “ginis”. Më 1 maj ishte ditë pashke. Po atë ditë ishte ditë greve e përgjithshme për të gjitha mjetet e transportit qytetës. “Proletarët” grekë nuk mund të dilnin në demonstratat tashmë bajate në qendër të Athinës. Ata zgjodhën të ikin nëpër fshatrat e tyre për të kaluar qengjat në hell e për ti bërë të brendshmet kukurec…
1 Majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve, sindikatat greke e përkujtuan një javë më vonë, më 8 maj ! Edhe atë ditë kishte grevë të përgjithshme.
Grevat në Greqi, ato në transportin qytetës, ndërqytetës, hekurudhorë e detar, i mbushën ditë të tëra javët e muajit maj.
Ata që paguan nga xhepi i tyre nuk ishin pushtetarët në adresë të të cilëve ishte drejtuar protesta, as shoferët dhe drejtuesit e trenave. Ata e morën rrogën të plotë, si gjithnjë, pa asnjë zbritje. As shteti nuk u dëmtua. Disa milionë qytetarë të Athinës kishin paguar për të 31 ditët e majit nëpërmjet kartave me para në dorë. Këta, për të shkuar në punë, mbi të gjitha për tu shërbyer me humanizmin e tyre plakave dhe pleqve me “një këmbë në varr” (kryesisht emigrantët) u detyruan të udhëtojnë me taksi me çmimin e të paktën gjysmës së pagës së ditës së punës…
Këto ditë fund maji kur parapaguhet udhëtimi me mjetet e transportit qytetës qytetarët u përballën me një lajmërim gojor. “RUAJENI DHE MOS E HIDHNI KARTËN E ABONIMIT TË MUAJIT MAJ. DERI MË 10 QERSHOR PARAQITUNI PARA CDO PIKE PËR TË MARRË PRAPA PARATË PËR CDO DITË GREVE”.
Është hera e parë që ndodh. Nuk do të jetë ndonjë shumë e madhe. Megjithatë e vlen që të paraqitesh…

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.