450 raste në 2 muaj dhune në famije në të gjithë vendin

0

Dhuna në familje ka gjunjëzuar shoqërinë shqiptare.

Veç vrasjeve të bujshme, dhuna është e pranishme çdo ditë me dhjetra raste.

Në muajt qershor dhe korrik në të gjithë vendin janë denoncuar 450 raste.

Ndërkohë në 6 muaj në Gjykatën e Tiranës janë kërkuar 673 urdhra mbrojtje.

Vetëm dje janë bërë 14 kallëzime për dhunën e burrit ndaj gruas.

dhuna ne familje
99% e të dhunuarve gra e vajza
Për muajt Qershor-Korrik 2017 janë shënuar 449 raste dhune, ku thuajse 99% e viktimave kanë qenë gra, vajza, bashkëshorte dhe ish-bashkëshorte.

Sipas buletinit zyrtar të policisë së shtetit, për muajin qershor 2017, janë trajtuar nga policia 195 raste dhune në familje.

qershori
(Rastes e dhunës në famije për muajin qershor)
Dhuna është ushtruar në ambiente familje, apo për shkak të marrëdhënieve në familje, ndërsa në pranga për muajin qershor kanë rënë 66 dhunues, 12 janë shpallur në kërkim dhe 260 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Alarmante paraqitet situate dhe për muajin korrik, ku janë shënuar 60 raste më shumë, përkthyer në dy gra të dhunuara çdo ditë më shumë në krahasim me qershor.

Policia e shtetit sqaron se përgjatë korrikut ka ndërhyrë në 254 konflikte me dhunë në familje, ka arrestuar 71 autorë të këtyre krimeve dhe 318 persona i ka proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë 10 autorë të dhunës në familje, përgjatë korrikut, kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit dhe janë shpallur në kërkim.

Në korrik të 2017-ës dhuna në familje shënoi dhe një viktimë ku 21 vjeçari Mirald Metallri ekzekutoi me armë zjarri babin e tij polic dhe shkak ishte debate për një karrocë me beton teksa familja Metallari përgatitej për dasmë pasi martonte vajzën.

korrik
(Rastes e dhunës në famije për muajin korrik)
Situata kritike paraqitet dhe për muajin gusht ku dhe pse s’janë publikuar shifrat zyrtare në të gjithë vendin rezultojnë afro 200 raste ndërsa i tillë ka nisur dhe shtatori ku vetëm më 24 orët e para të tij më 1 shtator 2017 janë shënuar 14 raste dhune dhe në tiranë janë arrestuar 3 persona.

Share.

About Author

Leave A Reply