Haxhi Giu kërkon revokim të masës arrest me burg.

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për ish-Prokurorin e Krujës, Haxhi Giu i akuzuar për korrupsion.

Ky vendim i ndërmjetëm i gjykatës u mor pasi avokati mbrojtës prokurorit Haxhi Giu deklaroi se klienti i tij ka probleme kardiake dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Me këtë argumen avokati kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Pasi mori ne shqyrtim kërkesën gjykata vendosi të caktojë ekspertë për të kryer ekzaminimin mjekësor për të pandehurin.

Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’.

Ndërkohë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish- prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, edhe ky i dyshuar për “korrupsion pasiv”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.