Bankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar

0

TIRANË- Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pas negociatave të zhvilluara me Bankers Petroleum, ka arritur marrëveshjen për caktimin e një eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011.

Në një njoftim për shtyp, ministria e Energjisë bën të ditur se, Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë proçesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar. Eksperti i përzgjedhur është “Pricewaterhouse Coopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure.

Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh. Negociatat mes institucioneve shqiptare dhe Bankers Petroleum janë zhvilluar në përputhje me vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit dhe parashikimet përkatëse në marrëveshjen hidrokarbure. Në procesin e negocimit, institucionet shqiptare janë asistuar nga Avokatura e Shtetit si dhe kompani ndërkombëtare të mirënjohura avokatie si Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me Bankers Petroleum kanë rënë dakord gjithashtu për nisjen e një procesi negociatash për amendimin e marrëveshjes hidrokarbure, me synim përmirësimin e termave financiare të marrëveshjes, duke korrigjuar problematikat e hasura deri më tani dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit, thuhet në njoftimin e MEI.ankers Petroleum pezullon arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.