Prezantohet plani urbanistik i Tiranës së vitit 2030

0

Arkitekti italian, Stefano Boeri, i cili do të hartojë edhe planin e ri urbanistik të Tiranës, ka prezantuar të martën pasdite vizionin e tij për atë që quhet “Tirana 2030”.

Plani do të jetë i ndarë në tri pjesë. Së pari një maket i planit urbanistik; një letër me rregulla, të cilat do të zbatohen nga qeveria dhe qytetarët dhe, së treti, një atlas me projekte që do të zhvillohen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Arkitekti Stefano Boeri theksoi rëndësinë e lëvizshmërisë në kryeqytet.

“Duhet me të vërtetë të punojmë, që ta bëjmë Tiranën një nga qytetet europiane me lëvizshmëri të madhe. Kjo, në mënyrë sesi do të ndërtohet marrëdhënia midis Tiranës dhe Durrësit, si mund të mendojmë lidhjen fizike mes qendrave të ndryshme. Si mund të inkurajojmë politikat e reduktimit të lëvizjes me mjete private”, tha Stefano Boeri.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi grupin e arkitektëve dhe u shpreh optimist për afatet.

“Ajo që më pëlqen është nxitimi pozitiv për t’i bërë gjërat në kohë. Unë besoj se nuk e kemi më luksin për të pasur një tjetër kryetar bashkie, që pas 4 vitesh të thotë lash një vizion. Ndaj më vjen mirë që kalendari nuk është për 4 vite, por është në këtë verë dhe përkon me vitin tonë të parë, të kësaj administrate, në mënyrë që të shpenzojmë më pas 3 vitet e tjera për implementimin e tij”, tha Veliaj.

Si arkitekti Boeri, ashtu edhe kryebashkiaku Veliaj ftuan të gjithë arkitektët dhe urbanistët shqiptarë, që të japin mendimet e tyre deri në publikimin përfundimtar të planit urbanistik të Tiranës.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.