Basha kushte Ramës: Të ikë Armando Prenga dhe 3 deputetë socialistë

0

Partia Demokratike kushtëzon marrëdhënien me parlamentin me nisjen e zbatimit të ligjit të dekriminalizmit. Këtë vendim ka marrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike që u bë publik nga kryetari Basha. Po ashtu PD ka vënë si kusht edhe largimin e deputetit Armando Prenga nga kuvendi si dhe të tre deputetëve socialistë që sipas selisë blu po abuzojnë me tenderat publikë.

Tirane- Rikthimi në Parlment i deputetit Armando Prenga i cili u bë pjesë e kuvendit përmes listës së PS, dhe që akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ka trazuar qetësinë politike në vend, duke provokuar një krizë parlamentare.

Pas mbledhjes së grupit parlmentar të zhvilluar me dyer të mbyllura, mesditën e sotme, opozita doli me tre kushte për mazhorancën, mosplotësimi i të cilave do të sjellë bllokim të punës së kuvendit në seancën e së enjtes.

Kreu i PD-se Lulzim Basha deklaron në fund të mbledhjes së grupit

PD:  “Largimi i Armando Prengës, miratimi të enjten i vendimit që fut në fuqi ligjin për dekriminalizimin, miratimi të enjten pas shqyrtimit në Komisionin e Mandateve dhe rregullores të largimit nga parlamenti i Shqipërisë i Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit, të cilët në kundërshtim me kushtetutën kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetetë si dhe pamundësimi i mazhorancës për të penguar punën e komisioneve hetimore parlamentare siç ka bërë deri më sot duke tërhequr kuorumin”.

Demokratët duket se kanë gati edhe planin B, nëse kushtet nuk plotësohen nga shumica e marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin, duke bllokuar punimet në komisione dhe seancë plenare. Por Lulzim Basha shkon më tej kur thotë se mos reflektimi i Kryeministrit Edi Rama, para shqetësimit të opozitës do të thotë rënie të Republikës dhe njofton edhe mundësinë e rikthimit të protestave.

Lulzim Basha: “Shansi i fundit për këtë parlament që të funksionojë është përmbushja e kushteve të opozitës. Pas kësaj kjo republikë ka rënë dhe institucionet e kësaj republike do të mbeten në mëshirën e vullnetit të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë besim se nuk do ta lënë veten e tyre pas 45 vitesh edhe njëherë të përsëritet fati i zi i shekullit të kaluar”.

Bojkoti i komisioneve parlamentare 
Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm sot në komisionet parlamentare.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.