Tiranë, Protestuesit ngrenë gardhin para bashkisë.

0

Pasi shembën rrethimin ku do të ndërtohet parku i fëmijë tek Liqeni Artificial protestuesit kanë marrë pjesë të gardhit metalik për të vijuar drejt bashkisë. Ata kanë ngritur gardhet para derës së bashkisë.

Deputeti demokrat Gerti Bogdani tha se protesta do vazhdojë deri sa bashkia të tërhiqet nga projekti. Për PD-në  Parku tek liqeni, ndërtim i paligjshëm dhe korruptiv. Qytetarët do të bëjnë të mundur që parku të mos betonizohet. Pati tentativa nga provokatorë të paguar për të tensionuar situatën. Salianji tha se tentative e provokatorëve dështoi. Do të jemi çdo ditë për të mbjellë pemë dhe jo për të shkatërruar.Policët bënë rezistencë por më pas lejuan ngritjen e gardhit.

Partia Demokratike, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit të vogël  goditën  ndërtesën e bashkisë me vezë e portokalle.

Ata kundërshtojnë ndërtimin e parkut të lojrave tek Liqeni Artificial por dhe rritjen e taksave vendore të miratuara nga bashkia në fund të dhjetorit.

Kryetari i Këshilltarëve demokratë Leonard Olli deklaroi për Ora News: “Protesta ka për qëllim ti thotë jo arbitraritetit, antishtetit antiligjit po veprohet në formën e një bande. Do të ndalim jo vetëm ndërtimin tek liqeni  një ndërtim korruptiv por dhe të paligjshëm”

Protesta e nisur rreth orës 10: 20 minuta para bashkisë vijoi me deklarata të deputetëve demokratë dhe rreth orës 10; 49 protestuesit nisën marshimin drejt Liqenit Artificial ku rrëzuan gardhin e ngritur tek zona ku po ndërtohet parku për fëmijë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe mjete të rënda.

215613_1 215614_1 215615

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.