20 vite pas “Titanikut” Leo dhe Kate në Saint Tropez

0

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet janë fotografuar bashkë në Saint Tropez, rreth 20 vitë pas xhirimeve të “Titanikut”.

Rreth dy javë më parë Leonardo DiCaprio organzioi mbrëmjen e përvitshme të mbledhjes së fondeve për fondacionin e tij kundër ngrohjes globale dhe mbrojtjes së mjedisit në qytetin bregdetar francez dhe mes gjithë aktorëve të famshëm ai kishte ftuar edhe mikeshën e tij, Kate.

Dy miqtë e vjetër kanë biseduar dhe kanë kaluar disa momente jashtë vilës së DiCaprios në Saint Tropez, ku janë parë shumë të afërt, të lirshëm e të shkujdesur, dhe Leo i ka hedhur dorën rreth shpatullave “Rose-s”.

Kate, tashmë 41 vjeçë, mama e tre fëmijëve, kishte veshur rroba banje ngjyrë salmoni dhe një veshje të sipërme të tejdukshme ngjyrë të bardhë, ndërsa Di Caprio, një palë pantallona të shkurtra noti.

Në mbrëmjen gala u mblodhën rreth 30 milionë $ dhe aktorët shkëmbyen, shtrëngime duarsh dhe përqafime, por vetëm kaq.

Kate një mama e tre fëmijëve, ndërsa Leo vazhdon të koleksionojë të dashura të reja.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.